Sekuestrohen 3.500 kg drogë në Spanjë, pranga 6 shqiptarëve

schedule07:46 - 17 Nëntor, 2019

schedule 07:46 - 17 Nëntor, 2019

Policia spanjolle ka vënë në pranga gjashtë shqiptarë. Arrestimi i shqiptarëve është bërë pas finalizimit të operacionit në qytetin e Murillo de Galleo Y Agüero, ku u sekuestruan rreth 16 mijë bimëve narkotike marijuanë e ndarë në dy plantacione të ndryshme.

Operacioni është kryer mëngjesin e djeshëm, ndërsa identitetet e shqiptarëve nuk bëhen me dije. Droga është e barasvlershme me rreth 3.500 kilogramë.

Hetimi u drejtua nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar (Udyco) e Madridit, ndërsa në aksion morën pjesë edhe agjentë nga Stacioni Policor Huesca./abcnews.al