Sekuestrohen 260 pako dhe 46 thasë me mallra kontrabandë, pranga administratorit të postës

schedule09:34 - 4 Mars, 2023

schedule 09:34 - 4 Mars, 2023

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në kuadër të operacionit policor të koduar “Pakot postare”.

Administratori i një poste private, 43-vjeçari A.Sh u vu në pranga pasi gjatë kontrollit të magazinave të postës në Linzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Në vijim të kontrolleve u gjetën edhe disa pako me logon e një poste tjetër, të papajisura me fatura apo deklarata doganore.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri.

Ndërkaq, të proceduar janë shtetasit D. P., 27 vjeç, E. M., 46 vjeç, dhe M. S., 18 vjeç. Në kërkim është shpallur shtetasja A. Gj., 38 vjeçe, administratore e një poste tjetër private.

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!