Sekuestrohen 20 mijë paund të padeklaruara në Morinë, nën hetim 32-vjeçari nga Prishtina

schedule14:00 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 14:00 - 11 Dhjetor, 2022

Policia ka sekuestruar 20,000 paund në pikën kufitare të Morinës dhe ka nisur hetim për 32-vjeçarin që nuk i deklaruar.

Paratë iu gjetën në kroskotin e makinës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 20 000 paund, procedohet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në kroskotin e automjetit së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 20 000 paund, të padeklaruara nga 32-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!