Sekuestrohen 2 ton kokainë, policia spanjolle arreston dy persona

schedule11:13 - 25 Nëntor, 2019

schedule 11:13 - 25 Nëntor, 2019

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi prej 2 ton kokainë në një nëndetëse. BBC raporton se dy persona janë arrestuar, ndërsa nëndetësja lëvizte në bregun Galiciar në veri perëndim të vendit. Një person i tretë u arratis, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se të tre personat janë nga Ekuadori.

Mësohet se nëndetësja ishte nga Kolumbia, dhe se hetuesit po përpiqen të zbulojnë se në cilat vendet të Amerikës së Jugut ka lëvizur nëndetësja. Zhytës anti drogë prej kohësh përdoren në Spanjë për të zbuluar ngarkesa droge që dërgohen nga Amerika Latine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse në 2006-ën është zbuluar nëj nëndetëse tjetër që transportonte drogë po në bregun e Galicias, taktika të tilla konsiderohen relativisht të reja në Europë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!