Më shumë se një ton e gjysmë rrënjë kanabisi u sekuestruan nga marina franceze në lindje të Gjirit të Omanit. Lajmin e konfirmoi njoftoi shtabi i përgjithshëm francez.
Sekuestrimi u realizua në një anije, në bordin e të cilës u zbuluan 75 pako me nga 20 kilogramë secila për një total prej 1,5 tonë rrënjë kanabisi”, theksoi zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm, kolonel, Frederic Barbry.
Fregata franceze “Courbet” operonte në oqeanin Indian në mbështetje të “Combined Task Force (CTF) 150”, një prej tre shtyllave të një koalicioni prej 30 vendesh dedikuar luftës kundër terrorizmit dhe piraterisë