Sekuestrohen 10 makineta që përdoreshin për lojëra fati, nën hetim i riu nga Mali i Zi

schedule10:46 - 12 Gusht, 2023

schedule 10:46 - 12 Gusht, 2023

Një 24 vjeçar nga Mali I Zi është proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përdoruru lokalin për ushtrim të lojërave të paligjshme.

Sipas policisë mësohet se gjatë kontrollit, në magazinën një lokali, në rrugën “Besim Imami”, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe është proceduar penalisht 24 vjeçari, banues në Malin e Zi, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!