Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestro anëtarit të Vetëvendosjes/ SPAK i bllokon apartamentin në Kavajë, me kërkesë të Prokurorisë së Kosovës

schedule12:43 - 27 Shkurt, 2026

schedule 12:43 - 27 Shkurt, 2026

Prokuroria e Posacme SPAK, ka sekuestruar një apartament në emër te Shemsi Bahtiri, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvevendosja në Kosovë.

Apartamenti i sekuestruar ndodhet në Qerret të Kavajës, ndërsa SPAK u vu në lëvizje pas një letërporosie të nisur nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Verifikime po kryhen edhe për subjektin tregtar “DAIMAN” shpk në pronësi te Shemsi Bahtirit biznes ky që operon në fushën e shitblerjes së pasurove të paluajtshme dhe është regjsitruar më date 11 mars 2025.

Po ashtu hetimi po vijon për të parë nëse pasuri të tjera në vendin tonë lidhen me ish anëtarin e lëvizjes Vetvedndosjes, Shemsi  Bahtirin.



Shemsi Bahtiri është arrestuar më heret në Kosovë gjatë operacionit të kodiar “Qielli i Thyer”, pas dyshimeve për trafik droge pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC. Gjatë këtij aksioni në Kosovë u sekuestruan lëndë narkotike, shuma të konsiderueshme parash, armë të llojeve të ndryshme, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme.

Shemsi Bahtiri akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Rreth 8 muaj më pare Lëvizja Vetëvendosje pranoi se Shemsi Bahtiri, i  arrestuar për trafikim me narkotikë, ka qenë anëtar i tyre, duke njofuar edhe perjashtimin e tij. a

Hetimet vijojnë në bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve shqiptare dhe atyre të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!