Sekuestrimi i 6 kilogramë heroinë në Kapshticë, pezullohen nga detyra 4 policë

schedule14:29 - 10 Qershor, 2025

schedule 14:29 - 10 Qershor, 2025

Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra 4 policët e pikës kufitare të Kapshticës.

Të dielën Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sekuestroi në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kg heroinë, armë dhe municione.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të

-N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

-Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

-Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe shërbimi ne PKK Kapshtice

-Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe shërbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice, duke caktuar si masë sigurie atë të pezullimit nga detyra.

Ndërsa për drejtuesin e mjetit ku u gjet lënda narkotike dhe armët, Valmir Balliu, gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve, e mbetur në tentative.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!