Viti i ri sjell gjithmonë tendenca të reja. Megjithatë, fustanet kanë gjithmonë një vend të veçantë në zemrat e adhuruesve të modës dhe interesi për versionet e tyre të reja është gjithmonë më i madh. Viti që sapo ka nisur parashikohet të jetë më ekstrovert dhe më shpresëdhënës, element ky i integruar në modën e muajve të kaluar.
Elementi seksi u rikthye në mënyrë dinamike, ashtu si dhe printet mbresëlënëse, prerjet, detajet dhe ngjyrat e ndezura dominuan në fustanet e sezonit. Megjithatë, elementët romantikë dhe minimalizmi, të cilët u pëlqyen në sezonet e mëparshme, nuk shkojnë gjëkundi – e gjejnë rrugën e tyre në tendencat e reja dhe në gardërobën tonë.