“Sekreti” ka lënë gjurmë te Ronela Hajati, artisja bën veprimin e papritur

schedule16:18 - 25 Shkurt, 2022

schedule 16:18 - 25 Shkurt, 2022

Kënga me të cilën Ronela Hajati do të në përfaqësojë në “Eurovision 2022” ka lënë gjurmë te artistja. Ajo ka vendosur ta “gdhendë” sekretin përgjithmonë në lëkurën e saj. Këngëtarja ka bërë një tatuazh pas qafës, të cilin e ka ndarë dhe me ndjekësit e saj në Instagram.

Kënga “Sekret” është ndër më të klikuarat në kanalin zyrtar të Eurovision. Ajo renditet pas Spanjës ndjekur më pas nga Italia. Ndërkohë, Ronela pritet të sjellë në Mars dhe klipin e këngës që ka xhiruar pranë Vjosës, në Bylis. Gjithashtu do të ketë sekuenca dhe në Gjirokastër dhe Tepelenë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iljan Stërmolli ? (@iljanstermolli)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!