Sekreti i shefave të kuzhinës për t’i bërë më të shijshme patatet e pjekura

schedule08:52 - 22 Mars, 2022

schedule 08:52 - 22 Mars, 2022

Ne do t’ju zbulojmë sekretet tona të vogla për t’i bërë patatet e pjekura edhe më të shijshme. Pra, cilat janë këto sekrete?

Konkretisht, sipas shefave të kuzhinës, për patate të pjekura akoma më të shijshme, ziejini më herët, pra 5 minuta para se t’i vendosni në tiganin me qepë dhe lëng mishi. Për patatet e pjekura, nëse keni furrë me mikrovalë, piqini me lëkurë.

I shpojmë në dy ose tre vende me pirun dhe i pjekim për 8 minuta nga secila anë. Më pas i presim përgjysmë dhe i shtojmë gjalpin aromatik. Për patatet e pjekura në petë, mund t’i vendosni edhe në prushin e skarës.

Për një pure edhe më të shijshme, shtoni djathin e grirë. Nëse nuk keni ndërmend ta servirni menjëherë, mbulojeni sipërfaqen e tij me qumësht dhe më pas përzieni.

Për patate të skuqura perfekte, nëse i keni pastruar por nuk keni ndërmend t’i skuqni menjëherë, vendosini në ujë me kripë që të mos marrin ngjyrë. Nëse keni kohë, i pastroni dhe i lini për 2 orë në një gotë birrë dhe më pas i kulloni./abcnews.al