Real Madrid arriti një fitore të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme, kur të besuarit e Zinedine Zidane kaluan me rezultatin 2-0 Deportivo Alaves. Madrilenët vazhduan serinë e fitoreve dhe triumfi i djeshëm në ‘’Santiago Bernabeu’’ i dërgon sërish +4 pikë përpara Barcelonës në renditje.
Një nga sekretet e këtij Reali është edhe porta. Gardiani Thibaut Courtois ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon, duke treguar dhe një herë vlerat e tij. Portieri i kombëtares belge ka arritur ta mbajë portën e paprekur për plot 18 ndeshje brenda një sezoni.
Diçka të tillë e ka arritur vetëm Francisco Buyo, i cili qëndroi 18 ndeshje pa pësuar gol në sezonin 1987/88. Courtois ka shansin për ta thyer këtë rekord, pasi ai ka në dispozicion dhe tre ndeshje të tjera, ku do të vendoset dhe fituesi i La Ligës. /abcnews.al
? – @thibautcourtois is the first goalkeeper to keep 18 clean sheets for @realmadrid in a single La Liga season since Francisco Buyo (18) in 1987/88, under coach Leo Beenhakker. #RealMadridAlaves #HalaMadrid
— Gracenote Live (@GracenoteLive) July 10, 2020