Sekreti i pseudonimit “Princi”, Claudio Marchisio zbulon shkaktarin

schedule18:55 - 9 Shkurt, 2020

schedule 18:55 - 9 Shkurt, 2020

Shumë futbollistë janë thirrur me pseudonimin “Princi” dhe njëri ndër ta ishte Claudio Marchisio. 34-vjeçari italian u largua gushtin e vitit 2018 nga Juventusi pas 25 viteve me fanellën bardhezi mbi supe.

Mesfushori u transferua në Rusi te Zeniti, por problemet fizike e detyruan t’i japë fund me futbollin. Tetorin e vitit të kaluar njoftoi tërheqjen përfundimtare, ndërsa në një deklaratë për DAZN tregon sekretin e pseudonimit të tij.

Merita i takon Federico Balzarettit. Unë shkoja në stërvitje i veshur në mënyrë elegante, ndërsa të tjerët vinin me tuta dhe me xhins. Një ditë Federico më tha: ‘Dukesh si një princ i vogël, gjithçka e bukur dhe elegante’. Aty nisën të më thërrisnin të gjithë kështu“, zbulon Marchisio. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!