Sekreti i numrit 95 në fanellë, Bastoni: Është një premtim ndaj vëllait tim

schedule22:36 - 6 Shkurt, 2020

schedule 22:36 - 6 Shkurt, 2020

Alessandro Bastoni po shijon një moment shumë të bukur. Mbrojtësi italian ka filluar të aktivizohet tek Interi dhe kundër Lecces gjeti golin e parë sezonal. Kartoni i verdhë i marrë në ndeshjen e fundit kundër Udineses i ka kushtuar derbin e fundjavës me Milanin.

20-vjeçari mban veshur fanellën me numër 95 dhe kjo lidhet me një premtim të bërë ndaj vëllait të tij. Bastoni e nisi futbollin te moshat e Atalantës dhe në momentin që u grumbullua me ekipin e parë i bëri një premtim personit të dashur, histori që e tregon në një prononcim për InterTV.

Historia e numrit 95 ka lindur kur mora ftesën e parë për t’u bërë pjesë e Atalantës. Jemi pesë persona në familje dhe jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Në atë moment i premtova vëllait tim se do të mbaja veshur gjithmonë këtë numër, që lidhet me vitin e tij të lindjes.

Vëllai ka lindur në vitin 1995 dhe unë kam luajtur gjithmonë me këtë numër mbi shpinë, tek Atalanta, te Parma dhe tani tek Interi. Kjo është një mënyrë për ta pasur atë dhe familjen time afër vetes kur zbres në fushën e blertë“, thekson Bastoni. /abcnews.al

 

Alessandro Bastoni

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!