Grinning Chitetsu Watanabe nga Japonia është njeriu më i vjetër në botë. Ai është plot 112 vjeç. Me profesion ish-fermer, Grinning ka treguar sekretin e tij të jetëgjatësisë.
“Mos u zemëroni dhe buzëqeshni gjithmonë”, është formula e tij e jetëgjatësisë. 112-vjeçari ka hyrë në librin e rekordeve Guinness dhe dje i’u dha certifikata nga kjo agjenci.
Grinning Chitetsu Watanabe është babai i 5 fëmijëve. Bashkëshortja e djalit të tij të madh ka thënë se “nuk e ka parrë kurrë vjehrrin e saj që të bërtasë”.
112-vjeçari ka punuar në një plantacion për 18 vite rresht. Më herët, ai kishte shërbyer edhe në ushtri gjatë Luftës së II Botërore.
Në vitin 1974, ai dhe djali i tij ndërtuan një shtëpi në një tokë bujqësore, ku kultivuan fruta dhe perime të ndryshme. Deri në moshën 104-vjeçare, Grinning kujdesej personalisht për të mbjellat.
Para tij, njeriu më i vjetër në botë ka qenë Masazo Nonaka, gjithashtu japonez, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 113-vjeçare. Rekordin e njeriut më jetëgjatë në botë e ka mbajtur Jiroemon Kimura, edhe ky nga Japonia, i cili lindi në Prill 1897 dhe vdiq kur ishte 116 vjeç, në vitin 2013. /abcnews.al