Howard Webb ka qenë për shumë vite arbitri më i mirë në botë. Anglezi u tërhoq pas Botërorit Brazil 2014, teksa ka kujtuar një detaj interesant të karrierës së tij. Ishte viti 2009 dhe po arbitronte duelin mes Manchester United dhe Tottenham.
Skuadra e Alex Ferguson po rivalizonte me Liverpool për titullin kampion, “Spurs” udhëhiqnin 0-2 më golat e Bent dhe Modric, por një penallti ndryshoi fatet e ndeshjes. Webb “gaboi” dhe akordoi penallti për United.
“Pashë që Carrick preku topin në fillim dhe pastaj ndodhi kontakti me portierin. M’u duk një penallti shumë e thjeshtë për t’u akorduar”, deklaron Webb për The Athletic. Ish-arbitri e kuptoi menjëherë gabimin, por nuk heqi dorë nga vendimi i tij. Po uronte që CR7, i cili zhvillonte sezonin e fundit në ishull, të gabonte.
“U përgatita për protestat e zakonshme që ndodhin kur akordohet një penallti, por nuk e prisja vështrimin e portierit Gomes. Në pak sekonda e kuptova që kisha gabuar. Nuk hoqa dorë nga vendimi im, thjesht shpresoja që Ronaldo të gabonte nga pika e bardhë”, kujton Howard Webb.
Diçka e tillë nuk ndodhi, ylli portugez shënoi, djemtë e Ferguson përmbysën rezultatin, fituan 5-2 dhe ia dolën të triumfonin në garën e titullit kundër rivalëve të përjetshëm të Liverpool. /abcnews.al