Sekreti i Godin: I vogël luaja si fantazist, u bëra mbrojtës falë një dëmtimi

schedule14:18 - 27 Prill, 2020

schedule 14:18 - 27 Prill, 2020

Diego Godin është një nga mbrojtësit më të mirë të dekadës së fundit. Ai njihet për saktësinë në duele, inteligjencën për të lexuar sulmet e rivalëve dhe aftësinë për të qenë një lider. Herë pas herë shënon gola falë goditjeve me kokë, një tjetër veti shumë e mirë e tij.

Mbrojtësi i Interit ka zbuluar një prapaskenë interesante gjatë prononcimit për Fox Sports. I vogël luante më përpara dhe ishte më i interesuar për të krijuar e shënuar sesa për të frenuar sulmet e skuadrave kundërshtare.

Deri në moshën 16-vjeçare luaja nga mesfusha e lart. I vogël kam patur idhull Enzo Francescolin, si shumica e djemve uruguaianë. Më vonë, fillova të pëlqeja Diego Luganon. Ai ishte një pikë referimi për mua, ishim shokë skuadre dhe u bëmë miq.

 

Duke festuar një gol me Fernando Torres

Më ka pëlqyer shumë edhe Carles Puyol, me Barcelonën dhe me Spanjën. E kam admiruar gjithmonë forcën e tij. Unë aktivizohesha si mesfushor ofensiv, por një ditë u dëmtua një shok skuadre dhe u detyrova të kthehesha në mbrojtje.

Isha 16 vjeç dhe luaja me Cerro de Montevideo dhe trajneri më tha se qendra e mbrojtjes ishte pozicioni më i përshtatshëm për karakteristikat e mia. Sipas tij, dilja mirë me topin, isha i shpejtë dhe frenoja rivalët. Pak muaj më pas më pa trajneri i skuadrës së parë dhe më grumbulloi”, përfundon kapiteni i Uruguajit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!