Romelu Lukaku nuk ka ndërmend të ndalet. Bomberi i Interit realizoi golin e 17-të në Serie A në derbin përballë Milanit dhe golin numër 21 sezonal. 26-vjeçari nuk ka pushuar fare këtë sezon dhe gjendja e tij fizike është e shkëlqyer.
Kjo e ka një sekret. Lukaku përdor një dhomë hiperbarike në shtëpinë e tij, diçka që i lejon të çlodhet dhe pushojë ashtu siç duhet. Sulmuesi zikaltër e ka montuar në shtëpi këtë dhomë dhe po ia del të rikuperohet dhe të rigjenerojë trupin e tij në mënyrë perfekte.
Pasojat pozitive dallohen lehtësisht në fushën e blertë, aty ku Lukaku vrapon pafund dhe kryen sprinte të shumta. Një dhomë të tillë përdorin edhe futbollistë të tjerë, mes tyre edhe CR7. /abcnews.al