Sekreti absolut për të grirë qepën si një kuzhinier profesionist

schedule11:03 - 22 Mars, 2022

schedule 11:03 - 22 Mars, 2022

Qepa është “heroi i padukshëm” që udhëheq shumë nga pjatat tona të shijshme. Ajo i jep shije ushqimit tonë, mirëpo shpesh na sjell lot në sy.

Sa i përket prerjes, duke kërkuar në internet, gjetëm në Purewow një mënyrë që do t’ju lehtësojë duart dhe do t’ju shpëtojë! Konkretisht, kjo është një metodë me të cilën ju e prisni qepën pa mundim, ndërkohë që nuk rrezikoni të prisni gishtat.

Shikoni si ta prisni qepën në kubikë, në mënyrë efikase dhe të sigurt, me hapa të thjeshtë:

  • Pritini rrënjën dhe grijeni qepën në gjysmë
  • Përdorni një thikë të mprehtë dhe prisni rrënjën e tharë. Më pas me njërën dorë fiksojmë qepën dhe e presim nga lart poshtë. Qëroni atë.
  • Bëni 3-4 prerje horizontale në secilën gjysmë:
  • Vendosni pjesën e sheshtë të gjysmës së qepës dhe bëni 3-4 prerje horizontale. Përsëriteni për gjysmën tjetër.
  • Bëni prerje vertikale në çdo gjysmë pjesë
  • Duke e mbajtur thikën pingul me sipërfaqen, bëni prerje vertikale në qepë nga njëra anë në tjetrën. Përsëriteni për gjysmën tjetër.
  • Pritini përgjatë qepës
  • Me gishta mbajini mirë copat që të mos largohen nga vendi dhe prisni përgjatë qepëve në kubikë. Përsëriteni për gjysmën tjetër.
  • Qepa e grirë është gati për gatim!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!