“Sekretet sheshit”, kuvendi shtyn ligjin e ri

schedule17:00 - 22 Nëntor, 2022

schedule 17:00 - 22 Nëntor, 2022

Një ligj i ri që mbron informacionet sekrete shtetërore është sjellë nga qeveria në Kuvend, duke synuar të forcojë mbrojtjen e këtyre të dhënave.

Nisma vjen pas sulmit të madh kibernetik që hakerat iranianë i bënë vendit tonë këtë verë, duke marrë të dhëna serioze.  Opozita ironizoi iniciativën dhe kërkoi reflektim.

Në të njëjtin ligj, është parashikuar edhe neni që deklasifikim dosjet e sigurimit të shtetit, duke mos i quajtur më ato një sekret shtetëror. Por socialisti Paulin Stërkaj, ka rezerva për këtë hap.

Prej propozimeve të ndryshme të deputetëve të të dy kampeve, Komisioni i Sigurisë Kombëtare e shtyu vendimmarrjen duke ju dhënë kohë negociatave me qeverinë.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!