“Sekretet” e japonezëve për një jetë sa më të gjatë

schedule12:56 - 24 Shtator, 2020

schedule 12:56 - 24 Shtator, 2020

Sipas një studimi, japonezët jetojnë më gjatë se njerëzit në vendet e tjera të botës. Një jetëgjatësi mesatare në Japoni është rreth 85.3 vjet në krahasim me amerikanët që mesatarisht jetojnë deri në 80 vjet. Bright Side ka renditur disa nga “sekretet” e japonezëve për të jetuar më gjatë, që duhet t’i huazoni patjetër.

Dieta tradicionale japoneze është e shëndetshme dhe e ekuilibruar.

6 Secrets to Longevity We All Can Adopt From Japanese People

Dieta tipike japoneze është e pasur me drithëra dhe perime. Njerëzit nuk konsumojnë aq shumë mish të kuq sa në Shtetet e Bashkuara ose Evropën Perëndimore. Mishi i kuq ka shumë më shumë kolesterol sesa peshku, duke rritur shanset për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Kalimi i një kohe të gjatë me familjen është traditë.

6 Secrets to Longevity We All Can Adopt From Japanese People

Të kujdesesh për anëtarët e moshuar të familjes dhe të japësh një ndihmë në shtëpi është një traditë e rëndësishme në Japoni. Ka edhe familje shumë gjeneratash në Japoni, që do të thotë që 2 ose më shumë breza mund të jetojnë në një familje. Pra, të kesh gjithë familjen përreth është normale dhe mund të jetë një ndihmë e shkëlqyer psikologjike për njerëzit e moshuar, duke bërë që ata ta shijojnë kohën me familjen.

Ikigai: të kesh një arsye për tu zgjuar çdo ditë

6 Secrets to Longevity We All Can Adopt From Japanese People

“Ikigai”do të thotë “arsye për të jetuar”. Thjesht koncepti i të paturit një qëllim në Japoni është i rëndësishëm. Studiuesit nga Universiteti Tohoku zbuluan se njerëzit që praktikojnë ikigai-n jetojnë më gjatë dhe kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Japonezët përdorin metodën “hara hachi bu” për të shmangur konsumimin e tepërt.

6 Secrets to Longevity We All Can Adopt From Japanese People

“Hara hachi bu” një filozofi konfuciane që mëson që të shmangni ngrënien e tepërt dhe të hani derisa të jeni 80% të ushqimit që të ndiheni të ngopur. Sipas ekspertëve, kjo metodë mund të zgjasë jetëgjatësinë e të moshuarve duke kufizuar numrin e kalorive të konsumuara.

Japonezët janë mjaft aktivë.

6 Secrets to Longevity We All Can Adopt From Japanese People

Jo vetëm që japonezët ushqehen shëndetshëm, por edhe janë shumë aktivë. Shumë qytetarë, veçanërisht të moshuarit, ecin me biçikletë dhe përdorin trenin për të punuar (në vend të një makine). Makinat në të vërtetë nuk janë aq të popullarizuara, dhe është më e lehtë të përdorësh një tren pothuajse kudo. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!