Marco Giampaolo ka qenë i përzgjedhuri i emisionit “Le Iene” për këtë javë. Pankina e tij është më e nxehta në Serie A për momentin dhe ndeshja e nesërme kundër Genoas do të përcaktojë fatin e tij në pankinën kuqezi.
52-vjeçari shfaqet i buzëqeshur dhe beson te kthesa e ekipit të tij. Piatek po kalon një moment jo pozitiv, por diçka e tillë i ndodh çdo sulmuesi. Giampaolo zbulon edhe faktin që ka qenë tifoz i Interit, por shumë vite më parë kur ishte në moshën 10-vjeçare.
KRIZA – “Duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë krizë. Nuk ka shanse që unë të largohem vetë. I bie që të dorëzohesh. Po punojmë fort për të bërë mirë dhe për të gjetur zgjidhje. Vi që në orën 8 të mëngjesit në Milanello. Objektivat tonë duhet të jenë maksimalë. Milani qëndron sipër interesave të individëve.”
PIATEK – “Një golashënues nuk harron se si shënohet goli. Ndodh që të mos shënosh, është një cikël dhe periudhë që duhet kaluar.”
INTERIST? – “Qetësohuni, nuk bëhet fjalë për kalin e Trojës. Kam qenë interist deri në moshën 10-vjeçare, më pas jo më.” /abcnews.al