Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, zbuloi aksidentalisht detajet e bankës private të Donald Trump.
Kjo gjë ndodhi kur ajo deklaroi se një e katërta e pagës vjetore të kreut të Shtëpisë së Bardhë, që nënkupton shumën prej 100 mijë dollarëve, do të dhurohet për Departamentin e Shëndetësisë, shkruan The Guardian.
Megjithatë, sekretarja McEnany gjatë këtij njoftimi duket se zbuloi më shumë sesa duhej, duke treguar para kamerave çekun me të dhënat e plota bankare, përfshirë numrin e llogarisë private të presidentit.
Besohet se me të dhënat e publikuara mund të tërhiqen ose depozitohen të holla, të bëhen blerje përmes internetit ose të kryhet një sulm nga hakerët./abcnews.al