Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë rezulton me Covid: Me Biden u pamë të martën

schedule23:15 - 31 Tetor, 2021

schedule 23:15 - 31 Tetor, 2021

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka deklaruar se është infektuar me koronavirus. Ajo është infektuar nga një anëtar i afërt i familjes ndërsa pas 4 testesh negative, tashmë ajo rezulton si e infektuar me covid-19.

Psaki fillimisht pritej të largohej nga Uashingtoni me presidentin të enjten për udhëtimin e tij njëjavor në Itali dhe Skoci , por zëvendës sekretarja kryesore e shtypit Karine Jean-Pierre iu bashkua në vend të saj udhëtimit, për shkak se Psaki dyshohej të ishte me covid.

Psaki tha në një deklaratë se hera e fundit që ajo pa Presidentin Biden ishte të martën, kur ata u ulën jashtë më shumë se gjashtë metra larg njëri-tjetrit dhe mbanin maska.

Që atëherë, Psaki tha se ishte futur në karantinë me familjen e saj dhe rezultoi negative katër ditë me radhë përpara se të dilte pozitive të dielën./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!