Sekretarja britanike: Rusia po përdor armë ekstreme në luftë, Putin një kërcënim për sigurinë globale

schedule09:47 - 16 Mars, 2022

schedule 09:47 - 16 Mars, 2022

Përdorimi i armëve gjithnjë e më ekstreme nga ana e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë po e përkeqëson situatën e luftës.

E pyetur për situatën në Kiev, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss thotë se është “shumë, shumë, shumë e vështirë”.

Në një intervistë me BBC Breakfast, ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar po bën gjithçka që mundet për të mbështetur Ukrainën.

LEXO të gjitha zhvillimet për luftën

Nuk mund të bëj parashikime për të ardhmen, por ajo që dimë është se planet e Putinit nuk po shkojnë sipas planit, ai nuk po bën përparimin që shpresonte dhe si rezultat po përdor teknika dhe armatime gjithnjë e më ekstreme”, tha ajo.

Gjatë intervistës ajo ka deklaruar se Vladimir Putin ka “shkatërruar sigurinë evropiane” dhe ka përdorur “armë e forcë të tmerrshme” gjatë pushtimit të Ukrainës.

“Një nga mënyrat se si Putin financon luftën është përmes të ardhurave nga nafta dhe gazi dhe natyrisht nuk po them se jemi dakord me çdo politikë të Arabisë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe, por ato nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë globale në ashtu siç bën Vladimir Putin”, thotë ajo.

Truss shton se ne duhet ta ndalojmë Putinin me “çdo kusht” pasi “ai është kërcënimi i vërtetë me të cilin përballet bota”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!