Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së viziton Irakun pas 6 vitesh

schedule08:54 - 1 Mars, 2023

schedule 08:54 - 1 Mars, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbërriti në Irak të martën, vizita e tij e parë në gjashtë vite, për të mbështetur përpjekjet për paqen në rajon, tha zëdhënësi i tij në Nju Jork.

“Sekretari i Përgjithshëm ndodhet në Irak për të riafirmuar mbështetjen e OKB-së për përpjekjet e qeverisë së Irakut për të bërë përparime për paqen dhe  të drejtat e njeriut,” tha Stephane Dujarric.

Antonio Guterres mbërriti me të martën mbrëma në Bagdad, ku do të takohet me kryeministrin irakian Mohammed al-Sudani dhe përfaqësues të organizatave të të drejtave të grave dhe të të rinjve.

Të enjten, ai do të vizitojë një kamp refugjatësh në veri të vendit, përpara se të udhëtojë në Erbil për bisedime me përfaqësuesit e qeverisë rajonale të Kurdistanit irakian.

Vizita e fundit e Guterres në Irak ishte në pranverën e vitit 2017. Më pas, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të udhëtojë në Katar, ku do të marrë pjesë në samitin e Grupit të vendeve më pak të zhvilluara të botës.

/abcnews.al