Sekretari i Përgjithshëm i OKB nesër në Moskë, Rusia: Mariupoli në fokus të bisedimeve

schedule13:15 - 25 Prill, 2022

schedule 13:15 - 25 Prill, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të martën e 26 prillit pritet që të mbërrijë në Moskë për bisedimet e tij të para ballë për ballë me Vladimir Putinin që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në fund të shkurtit.

Mediat e huaja raportojnë se Rusia tani ka detajuar se çfarë pret të diskutojë me Guterres, duke përfshirë situatën rreth qytetit të rrethuar të Mariupolit.

Ndërkohë për shkak të sulmeve me bomba nga Rusia dhjetëra mijëra njerëz janë ende të bllokuar në qytet, me qindra në fabrikën e çelikut Azovstal, ku mbeten trupat ukrainase.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar se Moska do të diskutojë çështjet që lidhen me qytetin port jugor.

Pas takimit me Putin në Moskë, Guterres do të udhëtojë në Ukrainë për bisedime me Volodymyr Zelenskyy./abcnews.al