Fotografi i mediave të Vatikanit, Petrit Kozeli thotë se Sekretari i Papa Françeskut, e ka vizituar në banesën e tij për Pashkët dhe për Krishtlindjet.
Në një intervistë për ABC News, Kozeli u shpreh se ai i solli një dhuratë të dërguar posaçërisht nga Papa Françesku.
“Një nga sekretarët e Papës, kishte herë pas here kontakt me mua telefonik. Erdhi 3 herë në shtëpinë time, që të festonim Pashkët dhe Krishtlindjet. Por kishte ardhur për të më dhënë edhe hduratën e Papës. Ishte rozaria, një kartolinë e bukur dhe një kalendar i tij personal. Na mbushi me habi dhe krenari. Të gjitha italianët që më kanë parë këtu, ishin si të hutuar. Mendonin se mos ishte fake news dhe nuk arrinin dot ta besonin. Një lëvizje kaotike e njerëzve. Papa kishte përkushtim të thellë ndaj të varfërve. Fjalët e tij depërtonin drejtpërdrejt në zonat tona. Jetën ia kushtoi vetëm paqes”, theksoi ai./abcnews.al