Sekretari i OKB-së thirrje Rusisë për armëpushim gjatë Javës së Shenjtë të Pashkës

schedule18:35 - 19 Prill, 2022

schedule 18:35 - 19 Prill, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar ofensivën ruse në Ukrainën lindore dhe ka bërë thirrje për një armëpushim katër-ditor me rastin e  Javës së  Shenjtë të Pshkëd ortodokse.

Antonio Guterres i bëri thirrje Rusisë për një pauzë humanitare katër-ditore me rastin e javës së Madhe të Pashkës Ortodokse në Ukrainë, duke filluar nga e enjtja e Madhe deri të dielën e Pashkëve më 24 prill, sipas një deklarate.

“Apeli për pauzën humaniate do të lejojë hapjen e korridoreve humanitare”, tha Guterres.

“Në vend të festimit të ringjalljes, kjo Pashkë përkon me një ofensivë ruse në Ukrainën lindore,” shtoi ai.

“Java e Shenjtë po zhvillohet nën renë e një lufte që shkon totalisht kundër mesazhit të Pashkëvë”, tha sekretari I përgjthshëm i Kombeve të Bashkuara.

Një pauzë humanitare do të lejojë largimin e civilëve nga zonat e konfrontimit aktual, si dhe do të lejojë dërgimin e sigurt të “ndihmave humanitare shpëtimtare” për njerëzit në zonat e goditura rëndë duke përfshirë Mariupol, Kherson, Donetsk dhe Luhansk, tha Guterres.

“Kombet e Bashkuara janë të gatshme të dërgojnë autokolona me ndihma humanitare gjatë kësaj periudhe në këto lokacione. Ne po ua dorëzojmë palëve plane të detajuara”./abcnews.al/