Sekretari i OKB-së për masakrën në Bucha: Nuk do t’i harroj kurrë imazhet e trupave të pajetë

schedule16:47 - 5 Prill, 2022

schedule 16:47 - 5 Prill, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se nuk do të harrojë kurrë pamjet nga trupat e pajetë të civilëve në Bucha, dukë nënvizuar tronditjen që ndjen nga provat e dokumentuara tashmë të krimeve të luftës që supozohet se janë kryer nga ushtria ruse.

Si rrjedhojë sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha se detyra e tij është të tërheqë vëmendjen e këshillit ndaj pasojave të rënda të luftës në Ukrainë për ekonominë globale.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili është duke u zhvilluar tani, Guterres tha se lufta në Ukrainë është një nga sfidat më të mëdha për rendin ndërkombëtar dhe për paqen globale.

“Lufta ka çuar në humbje të pakuptimta jetësh, shkatërrime masive në qendrat urbane dhe shkatërrim të infrastrukturës civile”, tha Guterres./abcnews.al/