Sekretari i OKB-së kërkon të takime të veçanta me Putinin dhe Zelenskyn

schedule19:52 - 20 Prill, 2022

schedule 19:52 - 20 Prill, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po kërkon takime të veçanta me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u ka dërguar letra dy presidentëve duke kërkuar që të mirëpriten në Moskë dhe Kiev, njoftoi sot zëdhënësi i tij Stefan Duzarik.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, OKB-ja është kufizuar, pjesërisht për shkak të një përçarjeje në Këshillin e Sigurimit, anëtarët e përhershëm të të cilit përfshijnë Rusinë,

Francën, Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën./abcnews.al/