Sali Berisha mesditën e sotme zhvilloi “Foltoren” me të rinjtë e FRPD-së në Tiranë. Pjesë e takimit ishte edhe kryetari aktual i këtij forumi, Belind Këlliçi i cili ndër të tjera u shpreh se “Kushdo që tenton dhe ëndërron të vendosë një shenjë barazie mes personit që rrëzoi diktaturën në këtë vend dhe narko-kriminelëve që sot janë shpallur “non grata” edhe ata dhe që kanë qenë krah Edi Ramës, e kanë shumë gabim”.
Lexo edhe: Me dy gishtat lart dhe e buzëqeshur, Floriana Garo në “Foltore”, Berisha mesazh Bashës
Besart Xhaferri, sekretari i marrëdhënieve me jashtë në FRPD paralajmëroi Sali Berishën se nëse i shkel premtimet e “Foltores” atëherë të rinjtë do ta shpallin “non grata”. “Doktor, ju keni plot faje dhe keni bërë “mea culpa”, nuk e di sa na vlejnë, por ajo që na vlen është se çdo pikë që ke diskutuar në “Foltore” të respektohet. Pse e them këtë? Sepse nuk duhet të keqpërdorohemi përsëri, sepse nëse i shkel do të rrezikosh të marrësh “non grata”-ën e në të rinjve, që duam të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri” tha ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “non grata” nga SHBA u përjashtua nga grupi i PD-së. Por pas vendimit të Lulzim Bashës, lideri historik i së djathtës shqiptare ka nisur “Foltoret”, lëvizje që sikur ka deklaruar ai si qëllim final ka rimarrjen e drejtimit të partisë që themeloi 30 vite më parë./ Abcnews.al