Patrick Voller, sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore të Evropës ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Voller ka rishpërndarë një video të postuar nga kryedemokrati që përmblidhte aktivitetin e nisjes së fushatës ditën e djeshme, në sheshin “Nënë Tereza.”
Bashkë me videon, Voller shkruan se Shqipëria Evropiane ka nevojë për ndryshim, ndërsa shton se ky ndryshim po vjen pasi PS po kandidon “ me njerëz që janë në listën e zezë të SHBA.”
POSTIMI I PLOTË
“Ndryshimi është i nevojshëm për Shqipërinë Evropiane! Urimet e mia më të mira për PD. Ndryshimi i nevojshëm është duke ardhur ndërkohë që socialistët po garojnë me njerëz të futur në listën e zezë nga SHBA.”