Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey ka sugjeruar që trupat britanike të dërgohen për të ndihmuar në trajnimin e ushtarëve ukrainas.
Healey, i cili ka qenë në Kiev për planet për të ofruar më shumë mbështetje për Ukrainën, tha se Britania duhet “të bëjë trajnimin më të përshtatshëm për atë që ukrainasve u nevojitet”.
Burimet e mbrojtjes i kanë thënë BBC-së se ai nuk e ka përjashtuar dërgimin e trupave britanike në Ukrainë për të ndihmuar në stërvitje, por ende nuk ka një vendim zyrtar.
“Ne duhet ta bëjmë më të lehtë për ukrainasit aksesin dhe ne duhet të punojmë me ukrainasit për t’i ndihmuar ata të motivojnë dhe mobilizojnë më shumë rekrutë.”, tha Healey për The Times./abcnews.al