Britania dhe aleatët e saj janë të gatshëm të mbështesin Ukrainën para negociatave për t’i dhënë fund luftës, si dhe për të siguruar një marrëveshje përfundimtare paqeje, ka deklaruar sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey.
Kjo deklaratë e tij vjen përpara takimit të nivelit të lartë që do të mbahet këtë të enjte në Paris. Healey në një intervistë për BBC, tha se aleatët e Ukrainës do të “ndihmojnë në sigurinë e qiejve, të deteve dhe të tokës”, sapo të arrihet një marrëveshje paqeje”.
Ai gjithashtu vlerësoi Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili tha se e kishte “sjellë Putinin në bisedime” pavarësisht kritikave të përhapura për pritjen që Trump i bëri udhëheqësit rus muajin e kaluar në Alaska, që nga shumë ekspertë apo analistë “u pa si një takim i qetë”.
/abcnews.al/

