Sekretari amerikan i shtetit Tillerson zhvillon vizita sekrete

schedule21:54 - 23 Tetor, 2017

schedule 21:54 - 23 Tetor, 2017

Sekretari Amerikan i Shtetit, Reks Tillerson zhvilloi një vizitë të papritur në Afganistan dhe Irak. Këto vizita u mbajtën të fshehta për arsye të sigurise së kryediplomatit të Uashingtonit nga sulme të mundshme terroriste.

Sekretari Amerikan I Shtetit, Reks Tillerson zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan dhe Irak gjatë së hënës. Ai udhëtoi në të dy vendet në fshehtësi të plotë për shkak të shqetësimeve se ai mund të ishte një shënjestër për militantët. Mediat amerikane mësojnë se Tillerson dhe ndihmësit e tij kishin veshur jelekë antiplumb dhe helmeta në Bagdad para se të hipnin në helikopterët që i dërguan në Ambasadën e SHBA dhe në takimin me kryeministrin e Irakut Haider al-Abadi dhe Presidentin Fouad Massoum që u zhvillua në një zonë të gjelbër të Irakut.
Lajmi për vizitën e kryediplomatit amerikan është bërë me dije vetëm pas largimit të Tillerson nga Afganistani. Gjatë takimeve të shkurtra ai shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë Afgane pas një jave të mbushur me sulme nga talibanët nga të cilët u vranë më shumë se 200 persona.
Ndërkohë, më herët Tillerson u takua edhe me disa liderë të Lindjes së Mesme. Vizita e tij në këtë rajon vjen për të kërkuar një bazë të gjerë për rithemelimin e Irakut të shkatërruar nga lufta dhe prezenca e Shtetit Islamik. Gjithashtu Sekretari Amerikan I Shtetit u takua dhe me Mbretin Salman të Arabisë Saudite. “Ne jemi të bindur se kjo do të kompensojë disa nga ndikimet negative të Iranit brenda Irakut. Sigurisht, militantët iranianë ende në Irak, tani që beteja kundër Isis do të përfundojë, ata do të duhet të kthehen në shtëpi”, tha Tillerson.
Sekretari Amerikan I Shtetit bisedoi me aleatët sauditë edhe për krizën me Katarin të disa vendeve të Gjirit Persik. Ai kërkoi zgjidhjen e problemeve mes këtyre vendeve.