Sekretari amerikan i Shtetit Blinken vizitë të papritur në Ukrainë

schedule12:36 - 8 Shtator, 2022

schedule 12:36 - 8 Shtator, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri një vizitë të papritur në Ukrainë, vizita e tij e dytë në vend që nga pushtimi i Rusisë më shumë se gjashtë muaj më parë, sipas CNN.

Diplomati i lartë amerikan do të takohet me zyrtarë ukrainas. Udhëtimi i tij vjen pasi Ukraina ka nisur një kundërofensivë që synon të rimarrë zonat e pushtuara ruse në jug të vendit.

Vizita e tij gjithashtu përkon me një takim të lidërve europianë, të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Të dy Austin dhe Blinken vizituan Ukrainën në fund të prillit. Ata mbeten ende zyrtarët e nivelit më të lartë amerikan që kanë udhëtuar në vend që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.

Krerë të shumtë shtetesh kanë shkuar në Ukrainë për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky. Presidenti i SHBA-së Joe Biden ende nuk ka udhëtuar atje, megjithëse të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike javën e fundit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!