Në forumin “Dixhitalizimit kundrejt parasë fizike”, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vlerësoi se edukimi financiar në vendet mbetet i ulët. Megjithatë, Sejko tha se është rritur ndjeshëm ndërveprimi dixhital në banka. “Edukimi financiar në Shqipëri, relativisht i ulët. Rreth 50% e transfertave bëhen në distancë”, tha ai.
Sejko e quajti të rëndësishëm procesin e finskalizimit që sipas tij do të sjellë dixhitalizimin e ekonomisë.
Lexo edhe: Ahmetaj: 95% e shërbimeve sot janë dixhitale, bëra kurs për të përdorur e-albania
“Procesi i fiskalizimit vlerësohet i rëndësishën. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ka ende shumë punë për të bërë. Është e nevojshme të shihen mundësi të zhvillimeve infrastrukturore të pagesave. Edukimi financiar është gjithashtu një element i rëndësishëm”, tha ai.
Sejko kërkoi më shumë bashkëpunim, duke theksuar se duhet një reformë kombëtare për edukimin financiar.
“Të gjithë së bashku të intensifikojmë bashkëpunimin, në këtë kuadër si një reformë kombëtare. Me rendis mbetet edhe identifikimi i çdo problematike. Shpreh edhe njëherë angazhimin e BSH për të mbështetur çdo zhvillim për të arritur objektivat”, tha ai. g.v/abcnews.al