Sejdiu u dënua 15 vjet për vrasjen e Marigona Osmanit, familjarët: Meriton burgim të përjetshëm

schedule12:35 - 4 Gusht, 2023

schedule 12:35 - 4 Gusht, 2023

Për vrasjen e Marigona Osmanit, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për veprën penale “vrasje e rëndë”. Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.

Avokati dhe familjarët e Marigona Osmanit nuk janë të kënaqur me vendimin kundër Sejdiut derisa kanë theksuar se i njëjti ka qenë pjesëmarrjes në vrasje.

“Pjesëmarrje në vrasje dhe me u dënu me 15 vite është pak e pakuptimtë”, ka thënë xhaxhai i Marigona Osmanit.

Avokati Gazmend Rexhepi ka thënë se do të paraqesin ankesë, derisa ka theksuar se të dy të akuzuarit meritojnë burgim të përjetshëm.

“Do ta praqes ankesën, vazhdoj të mbes prapa vendimeve të mija nga fillimi që kam thënë që të dy të akuzuarit e meritojnë burgin e përjetshëm, dhe po ashtu vazhdoj të qëndrojë mbi atë që vrasja e Marigonës ka qenë vrasja më e rëndë në periudhën e pas luftës për shkak se kronologjia e saj e vrasjes ka zgjatur 72 më herët se ajo të ndërrojë jetë”, ka thënë ai.