Seferi: Zgjodha me zemër Shqipërinë, ika me kujtime të bukura!

schedule11:14 - 18 Tetor, 2019

schedule 11:14 - 18 Tetor, 2019

Taulant Seferit iu plotësua një ëndërr kur mori ftesën nga Shqipëria për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë. Sulmuesi nuk mori asnjë minutë, por pavarësisht kësaj shprehet se ka përjetuar një javë të veçantë me kombëtaren kuqezi.

“Ka qenë një kënaqësi të takoj lojtarët e kombëtares, ishte një eksperiencë e bukur për mua. Shpresoja të luaja, por varet nga trajneri. Grumbullimi për herë të parë në kombëtare do të mbetet një kujtim shumë i bukur për mua. Shpresoj të më ftojnë sërish në të ardhmen”, është shprehur sulmuesi.

Në intervistën e dhënë për faqen e klubit të tij, Xamax, Seferi thekson se zgjedhja e Shqipërisë para Maqedonisë së Veriut ishte çështje zemra. “Kam luajtur me moshat e Maqedonisë së Veriut, por dëgjova zemrën time dhe pranova ftesën e Shqipërisë”, shtoi djaloshi nga Kumanova.

Në fund flet edhe për përballjen me kampionët e Zvicrës, Young Boys, që kanë edhe kartonin e Seferit. Ai është në huazim te Xamax dhe do të japë maksimumin që ekipi i tij të marrë më të mirën nga kjo sfidë.

“E respektoj Young Boys, por jam pjesë e Xamax dhe jam i përqendruar këtu. Ky është futbolli: jam profesionist dhe më duhet të jap maksimumin për klubin ku luaj”, ka përfunduar Seferi. /abcnews.al

Taulant Seferi, gjatë intervistës për faqen e Xamax

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!