Seferi: Vetëm fillimi për mua, duan vendin e parë në Nations League

schedule12:31 - 28 Maj, 2022

schedule 12:31 - 28 Maj, 2022

Taulant Seferi është rikthyer në kombëtare dhe sot para mediave ai ka deklaruar: “Kombëtarja ka bërë ndeshje të mira në mars. Jemi ngjitur në grupin B në Nations League, Objektivi është vendi i parë, Grupi i lojtarëve është i mirë, kam shumë besim se do të bëjmë një hap shumë të  mirë”.

“Jam shumë i lumtur që dola kampion me Tiranën, por festa mbaroi atë ditë. Tani jam i fokusuar te Shqipëria. Jam i lumtur për ftesën dhe po mendoj për ndeshjen me kombëtaren”.

“Lodhja? Jemi profesionistë dhe nuk guxojmë të na bie ritmi. Duhet të jemi të fokusuar dhe të përqendruar. Do jemi të freskët dhe 100 për qind gati për ndeshjet”.

“Konkurrenca është e fortë, kam ardhur të bëj maksimumin. Trajneri vendos, secili do të luajë. Do bëj maksimumin të fitoj besimin e trajnerit dhe të marr minuta”.

“Islanda është një kundërshtar që duhet vlerësuar, por shkojmë atje për të marrë tre pikët. Duhet të jemi të përgatitur dhe të shkojmë për të fituar”.

“E kam thënë që është herët të flasim për merkaton. Nuk e kam mendjen te merkato, fokusi është te kombëtarja këto dy javë. Është ende herët”.

“Është momenti im më i mirë, kam bërë një sezon të mirë. Kam shënuar shumë gola, dola kampion dhe jam i lumtur. Kam akoma më shumë për të dhënë, është ende fillimi. Kam pasur probleme nga dëmtimet më para dhe tani e kam marrë veten”.

“Të gjithë këtu janë profesionistë, vendimi i takon trajnerit. Pastaj ai vendos në fund. Do jem shumë i lumtur nëse me jep minuta dhe do bëj maksimumin t’i marr. Sulmuesit që ka marrë Reja janë më të mirët, nuk e kam problem me kë luaj. Të gjithë janë profesionistë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!