Përballë kishte një shok skuadre më të famshëm.
Taulant Seferi e dinte se nuk do të ishte duel I lehtë ai me Rej Manajn, Këpucën e Bronzit të Superligë turke për sezonin e kaluar, por gjithsesi ishte dita e tij.
Sulmuesi kuqezi nga Maqedonia e Veriut shënoi një gol shumë të rëndësishëm, duke ndihmuar ekipin e tij, Bodrumspor, që të thyente Sivasporin me shifrat 2-0, e të ngjitej sado pak në renditje.
Futbollisti I kombëtares I dha avantazhin vendasve në nisje të pjesës së dytë, në 49’, ndërsa rrjeta e dytë u realizua nga bullgari Zdravko Dimitrov me penallti.
Ky ishte goli I tretë I Seferit këtë sezon në Superligën turke.
Të dy sulmuesit e përfaqësueses shqiptare ishin në fushë gjatë gjithë kohës, ndonëse Taulanti u zëvendësua për të fituar sekonda në minutën e pestë shtesë të ndeshjes.
Manaj këtë herë nuk ishte në maksimumin e tij, padyshim I dëmtuar nga ana psikologjike pas sulmeve të ashpra në Turqi kundër tij, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj lojtarit të kombëtares turke dhe të Gallatasarajit, Barish Alper Jilmaz.
Jo vetëm sulmuesi shqiptar, por I gjithë ekipi I Sivasporit ishte nën nivelin e zakonshëm, duke merituar humbjen e duke mos bërë asnjë gjuajtje në kuadrat. /abcnews.al