Seferi pas humbjes së djeshme: Mungesa e rezultatit pozitiv më mërzit shumë

schedule10:02 - 20 Korrik, 2022

schedule 10:02 - 20 Korrik, 2022

Taulant Seferi është në munges të golit me ekipin e Tiranës në këto ndeshje të kompeticioneve evropiane.

Bomberi i kampionëve të Shqipërisë foli pas humbjes 0-1 ndaj kampionëve boshnjakë për SuperSport.

“Jam i mërzitur që nuk kam shënuar, por më shumë për mungesën e rezultatit. Goli do vijë, mungesa e rezultatit po më mërzit shumë. Të shtrëngohemi, të bëjmë një gol atje, do të jetë ndryshe.

Nuk e di, ndodh diçka kur nuk ecën asgjë. Na duhet përqendrim më i madh se në ndeshjet e kampionatit. Në Europë ndëshkohesh, kështu që na duhet përqendrim më i madh.

Sfida e kthimit? Shokët janë të gjithë të mërzitur. U thashë: ta ngrini kokën lart, mund të bëjmë një gol në Bosnje”, deklaroi sulmuesi i Tiranës./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!