Clarence Seedorf, tani në moshën 47-vjeçare shënoi një supergol në Londër në ndeshjen e bamirësisë për Ukrainën
Ish-mesfushori i Milanit shënoi me një goditje spektakolare me këmbën e majtë nga jashtë zonës.
Ndeshja u organizua nga legjenda ukrainase, Andriy Shevcenko për viktimat e konfliktit në Ukrainë ku morën pjesë dhe kampionë të tjerë. /G.D abcnews.al/