Sebastjanin e tradhtuan lëvizjet: Abc News zbardh dosjen hetimore për ekzekutimin e Billës

schedule16:03 - 30 Qershor, 2020

schedule 16:03 - 30 Qershor, 2020

Policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë në lidhje me ekzekutimin mafioz të Hekuran Billës më datë 11 qershor në Tiranë.

Abcnews.al ka siguruar dosjen hetimore në prokurorisë në lidhje me këtë ekzekutim, i cili dyshohet të ketë shkak gjakmarrjen për shkak të vrasjes në vitin 2006 të Prel Markut në Angli nga vetë Billa për të cilën ku i fundit kishte përfunduar edhe dënimin me burg.

Të arrestuar në lidhje me ekzekutimin e Billës janë Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, Sebastjan Mali, nipi i Viktor Markut si edhe Adjola Lakra, e dashura e Sebastjan Malit.

Prokuroria dyshon Viktor Marku, Sebastjan Mali kanë planifikuar ekzekutimin e Billës duke përdorur Adjola Lakrën si karrem për ta patur njohuri në lidhje me vendndodhjen e shenjëstrës së tyre.

Kështu, siç pasqyrohet edhe në dosjen e prokurorisë, ka qenë Sebastjan Mali ai që ka ndjekur lëvizjet e Hekuran Billës ditën e ekzekutimit të tij.

Prokuroria ka të dokumentuar ndjekjen e Malit ndaj Billës duke filluar nga ora 21:15 në rrugën “Gjergj Elez Alia” në Astir deri në momentin e ekzekutimit të tij në orën 21:47.

Ndër të tjera në dosjen e siguruar nga abcnews.al thuhet: Ora lokale 21:37, automjeti tip “Nissan Micra” vjen nga rruga “Tish Daia” dhe pozicionohet në mënyrë që të ketë shikim të qartë nga rruga përballë qendrës tregtare “K…”. Në brendësi të automjetit dallohet vetëm një person, i ulur në sediljen e majtë(tek pjesa e drejtuesit) dhe sipas deklaratës së G.P ai është Sebastjan Mali.

Makina me Malin në të bën lëvizje në zonë duke u fiksuar nga kamerat e sigurisë së shumë bizneseve aty pranë.

Ndër të tjera, prokuroria thekson në dosje se: “Drejtuesi i automjetit tip Nissan Micra bën një përdorim të shpeshtë të telefonit duke shkruajtur SMS dhe sheh shpesh në drejtim të Qendrës K…”.

Ekzekutimi i Billës ndodhi në orën 21:47 dhe ndaj tij u qëllua nga një automjet “Mercedes Benz”, moment të cilin prokuroria e ka të dokumentuar bashkë me largimin e tyre nga vendi i ngjarjes.

Makina tip “Nissan Micra” e përdorur nga Sebastjan Mali për të ndjekur lëvizjet e Hekuran Billës ditën e vrasjes ishte marrë vetëm atë ditë nga ai me qira duke lënë.

Pas ekzekutimit, Sebastjan Mali shkon të ndërrojë makinën duke lënë “Nissan Micra-n” për të rimarrë “Smart-in”.

Ky është momenti kur punonjësit e pikës së lëshimit të makinave me qira tregojnë se e kanë parë të trembur, ndërsa shoqërohej me një vajzë, e cila doli direkt nga makina “Nissan Micra” për t’u futur tek makina “Smart”.

Prokuroria i ka marrë dëshminë edhe nënës së Sebastjan Malit, e cila rezulton të ketë kthyer në Shkodër mjetin “Smart” që Viktor Marku, vëllai i saj e kishte marrë me qira. Gjatë atij momenti ajo është shprehur se ia kishte sjellë ajo mjetin dy ditë më vonesë pasi kishin patur një problem në Tiranë sepse ia akuzonin vëllain për një vrasje të ndodhur në kryeqytet.

Prokuroria ka marrë dëshmitë e të gjthë personave që kanë patur lidhje me Viktor Markun dhe Sebastjan Malin duke qepur dosjën, me të cilën tashmë kanë argumentuar provat dhe akuzat ndaj të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!