Seancë plenare në Kuvend, deputetja e PD thërret në interpelancë Bledi Çuçin

schedule08:22 - 28 Prill, 2022

schedule 08:22 - 28 Prill, 2022

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Sipas rendit të ditës, në seacën e sotme do të diskutohet për raportin vjetor të vitit 2021 të Komisionit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të Entit Rregullator të Energjisë dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Rendi i ditës i plotë:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 32, datë 26.04.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 21.04.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
  2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
  3. Seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Brendshëm, Z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputetja Znj. Ina Zhupa. ((Neni 80 i Kushtetutës, neni 92 Rregullore Kuvendi)
  4. Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale për vitin 2021. (Neni 31 i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës). Paraqitja e raportit nga Komisionieri – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
  5. Raport vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021. (Neni 11, pika 1/g e ligjit nr. 10242, datë 25.02.2010, “Për institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, i ndryshuar dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Drejtori Ekzekutiv – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
  6. Raport vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021. (Neni 25 i ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, neni 21 pika 1 e ligjit nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror” dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Kryetari i ERRE-s jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
  7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
  8. Projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
  9. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
  10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Integrimin Evropian Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
  11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!