Seanca për shkarkimin, Bushka: Presidenti ndërhyri në fushatë dhe nxiti dhunë

schedule12:24 - 7 Shkurt, 2022

schedule 12:24 - 7 Shkurt, 2022

Ka nisur sërish seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. Fjalën e ka marrë përfaqësuesja e Kuvendit.

Klotilda Bushka tha ndër të tjera se Meta u përfshi në fushatë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, duke mbajtur anë. Sipas saj shkeljet e kreut të shtetit janë të rënda, pasi ka ndërhyrë në fushatë, ka sulmuar ndërkombëtarët si dhe ka nxitur dhunë.

Lexo edhe: Shkarkimi i Metës, Këshilltari i Presidentit denoncon: U tjetërsuan pretendimet

“Presidenti ka qenë aktiv në fushatë, duke marrë anësi. Këto janë ndërhyrje në procesin zgjedhur. Presidenti ka tejkaluar kompetencat e veta.

Presidenti ka sulmuar përfaqësuesit e huaj. Presidenti ka bërë deklaratat që kanë nxitur dhunë.

Presidenti ka humbur rolin e të parit të shtetit, atë të unitetit të popullit. Shkeljet e tij janë të rënda. Shkelje që lidhen me integritetin, rendin e sigurinë, shkelje që lidhen me marrëdhniet me jashtë”, tha Bushka.

Sakaq, më herët përfaqësuesi ligjor i presidentit Bledar Dervishaj, ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij janë falsifikuar. g.v/abcnews.al