Seanca për caktimin e masës ndaj Berishës, mbërrijnë në gjykatë avokatët e ish kryeministrit

schedule10:54 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 10:54 - 27 Dhjetor, 2023

Avokatët e Sali Berishës kanë mbërritur në GJKKO pak minuta më parë për seancën ndaj ish kryeministrit. Seanca për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës u shty për këtë të mërkurë në orën 11:00 pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë të njihen me aktet dhe provat e paraqitura nga SPAK.

Një ditë më parë, avokatët e ish kryeministrit kërkuan gjithashtu përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me pretendimin se ka konflikt interesi me kryeministrin, i cili sipas tyre e ka shkarkuar nga detyra në vitin 1996. Por kjo kërkesë e ish kryeministrit u rrëzua pak më parë nga GJKKO.

SPAK kërkon masë sigurie ‘arrest në shtëpi’ me mbikeqyrje policore për Berishën. Pasi Kuvendi votoi pro heqjes së imunitetit, SPAK kërkoi autorizimin për arrestimin me argumentin se nuk kishte zbatuar vendimin duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!