Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të enjte, në orën 10:00, seancën plenare.
Në seancën plenare pritet diskutimi i një sërë çështjesh ndërsa në rend dite janë 20 pika, nga ratifikimet ndërkombëtare, ndryshime ligjore e deri te vendime të rëndësishme në institucionet mbikëqyrëse.
Fillimisht pritet miratimi i procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit 2025. Ishte planifikuar që të shqyrtohej raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024, por kjo u anulua, për shkak të pamundësisë së Celibashit për të marrë pjesë./abcnews.al

