Seanca në Parlamentit e Zelandës së Re hapet me këndimin Kurani

schedule12:45 - 20 Mars, 2019

schedule 12:45 - 20 Mars, 2019

Ka nisur në mënyrë të pazakontë seanca e parë në parlamentin e Zelandës së re, pas sulmit në 2 xhamitë në Kristcërc ku mbetën të vrarë 50 besimtarë myslimanë. Një imam ishte i ftuar për të kënduar disa pjesë të Kuranit në shenjë tolerance, solidariteti dhe paqeje.

Ka qenë një imam ai që ka hapur seancën e parë parlamentare në Zelandën e Re pas masakrës në dy xhamitë e Kristcërc ku u vranë 50 besimtarë myslimanë.

Imami mysliman këndoi lutjet në sallën e kuvendit, në atë që u vlerësua si gjest i solidaritetit me viktimat e sulmit. Ajetet që u lexuan ishin nga kapitulli “al-Baqarah”, të cilat theksojnë durimin, lutjet dhe drejtësinë në ditën e gjykimit.

Ndërsa, kryeministrja e vendit Jacinda Ardern e nisi fjalimin e saj me urimin në gjuhën arabe arab “As-Salaam-Alaikum”, që në shqip do të thotë “paqja qoftë mbi ju”.

Kjo ishte hera e parë që Kurani është lexuar në Parlamentin e Zelandës së Re.

Ky gjest është përshëndetur nga Ankaraja; Ibrahim Kalin, shef i këshilltarëve të presidentit Erdogan, përgëzoi Parlamentin e Zelandës së re për atë që e cilësoi si një akt të ngrohtë dhe të këndshëm: “Janë këto akte mirësjelljeje që do ta mposhtin terrorizmin dhe fashizmin”, theksoi Kalin./abcnews.al